S’kanë fund gafat e Sekretarit të Jashtëm britanik: Sllovenia, vasale e Bashkimit Sovjetik

23/02/2019 16:14

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, në mënyrë jokorrekte është shprehur se Sllovenia ka qenë një shtet vasal i Bashkimit Sovjetik gjatë vizitës së tij në Lubjanë, për të diskutuar mbi negociatat e “Brexit”-it me homologun e tij Miro Cerar.

Sllovenia në fakt ka qenë shteti më i pasur në ish-Jugosllavi dhe ishte jashtë “perdes së hekurt”. Jugosllavia ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me Bashkimin Sovjetik. Lideri i saj, Josiph Broz Tito sfidoi hegjemoninë e Moskës dhe promovoi ato që ai i quante “rrugë të pavarura të socializmit”.

“Kjo është vizita ime e parë në Slloveni si Sekretar i Jashtëm. Jam vërtet i kënaqur me çfarë shoh dhe Britania është shumë krenare të shohë transformimin e Sllovenisë në 30 vitet e fundit. Një transformim mbresëlënës, nga një shtet vasal sovjetik në një demokraci moderne europiane”, tha Hunt.

Disa politikanë sllovenë e kritikuan Huntin për leksionet arrogante që dha, e madje edhe zyrtarët sllovenë që as nuk e kapën gafën e tij.

“Ne nuk kemi qenë asnjëherë shtet vasal i Bashkimit Sovjetik”, theksonin ata.

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Ambasada britanike në Slloveni, në një postim të sajin në “Tëitter” shkruante se Hunt do të takonte në vend Karl Erjavec, që në fakt e ka lënë postin e ministrit të Jashtëm vitin e kaluar.

Vet Hunt, ndërkohë, e ka fituar reputacionin e një gafaxhiu për shkak të gabimeve të tij trashanike. Një herë ai iu referua bashkëshortes së tij kineze, si japoneze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA