Franca shprehu rezerva të premten rreth negociatave të propozuara tregtare me Shtetet e Bashkuara, thanë diplomatët, ndërsa vendet e tjera të BE mbështetën bisedimet me Uashingtonin që mund të shmangin tarifat ndëshkuese të SHBA-ve, për makinat evropiane.
Komisioni Europian u ka kërkuar 28 vendeve të BE të miratojnë dy mandate negociuese në mënyrë që të fillojnë bisedimet zyrtare, shumë të vetëdijshëm se Presidenti i SHBA Donald Trump mund të godasë importet e makinave të BE-së me tarifa të larta, nëse ata presin shumë kohë.
Diplomatët thonë se Gjermania, eksportet e makinave dhe pjesëve të saj në Shtetet e Bashkuara janë me vlerë më shumë se gjysmën e totalit të BE, dëshiron të shtyjë përpara për marrëveshje.
Por Franca, me shumë pak eksport të automjeteve të SHBA, ngurron të lëvizë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, e bindur se grupi pro ballafaqimit me Trump, nuk është fitues i votave.
Komisionerja e Tregtisë, e BE-së, Cecilia Malmstrom tha se duhej pritur një votim në Parlamentin Europian mbi këtë çështje në mars, por pastaj duhej lëvizur shpejt, ndoshta brenda pak javësh.
Diplomatët e BE thanë se Franca donte të shtyjë një vendim deri pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj, por po fillonte të kuptonte se kjo do të ishte një provë e gjatë durimi për presidentin amerikan Trump.
Ata shtuan se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të kërkonin të zgjidhnin bllokimin para ose gjatë një samiti të BE në 21-22 mars.
Ministri francez i ri Jean-Baptiste Lemoyne më herët tha se takimi i së premtes në Bukuresht i ministrave të vendeve përgjegjëse për tregtinë ishte thjesht diskutimi i parë politik.
Top Channel