Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), më 2 mars do të zgjedhë kryetarin e ri. Kreu aktual Skënder Brucaj do të kandidojë për një mandat të dytë.

Agron Hoxha, drejtor i Medias në KMSH, shprehet: “Deri tani me sa shikojmë dhe jemi informuar nga komisioni i vlerësimit të kandidaturave është kandidati në detyrë i cili është edhe kandidat i natyrshëm për postin e kreut të KMSH”.

Përballë Skënder Brucajt për momentin i vetmi sfidant që ka dorëzuar aplikimin, sëbashku me platformën, është imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahu, i cili ka studiuar për teologji në Arabinë Saudite. Abdishahu është aktualisht edhe punonjës në KMSH. Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e aplikimeve, Top Channel ka mësuar se edhe myftiu Tiranës, Ylli Gurra, me gjasë mund të futet në këtë garë.

Janë 35 myftinj nga e gjithë Shqipëria, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.

Sa herë që ka zgjedhje për kreun e komunitetit mysliman ka një angazhim të fortë por të padukshëm nga autoritet shetetërore, posaçërisht Shërbimi i Inteligjencës Shqiptare (SHISH), përfshi Departamentin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Kjo me qëllimin final që kreu i myslimanëve shqiptarë të vijë nga radhët e atyre që aplikojnë islamin tradicional dhe jo nga radhët e atyre që kanë importuar nga Lindja e Mesme rryma që konsiderohen si radikale, herë edhe ekstremiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA