Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.
Ministri për Biznes, Greg Clark, ministrja për Punë dhe Pensione, Amber Rudd dhe ministri i Drejtësisë, David Gauke, thanë për “Daily Mail” që do të bëhen pjesë e opozitës dhe partive kundërshtuese për të ndaluar daljen nga BE-ja pa marrëveshje, që planifikohet të ndodhë me 29 mars.
May po përballet me presionin e kohës për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, që duhet të kalojë në Parlament. May do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Samitin e shteteve arabe të dielën, por diplomatët e BE-së, nuk presin ndonjë arritje të marrëveshjes.
Ministrat e kabinetit qeveritar britanik kanë bërë thirrje ndaj Grupit për Hulumtime Evropiane të themeluar nga ligjvënësit konservativë pro-Brexit, për mbështetje ndaj marrëveshjes së Qeverisë në Parlament apo rrezikim të shtyrjes së afatit për dalje nga BE-ja.
Top Channel