Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra 14/02 19:08
Katër fshatra të njësisë administrative Gjoricë kanë bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Shupenzë-Bulqizë, pasi prej 4 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Ata kanë kërkuar përfundimin e ndërtimit të ujësjellësit.
Sipas banorëve, dy herë në javë ata kanë dërguar në Spitalin e Peshkopisë dhe Bulqizës persona të infektuar nga uji i pijshëm.
Ndërkohë, banorët thonë se u mungon edhe uji për vaditje, pasi në zallin e Bulqizës pretendohet të ndërtohen dy HEC-e.
“Edhe pse çdo fushatë elektorale na premtohet zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm, deri tani asgjë nuk është bërë”, thonë banorët.
Top Channel