Në përpjekje për të rritur kërkesën në një treg smartfonësh në shpërthim, Samsungu ka prezantuar modelin e tij të palosshëm, duke u bërë një nga prodhuesit e parë të mëdhenj që e ofron atë.
Gjiganti koreano-jugor po ashtu u përpoq t’u paraprinte rivalëve duke lajmëruar aparatin e parë për gjeneratën e pestë, apo rrjetet wireless 5G.
The Galaxy Fold, i prezantuar në një event në San Francisko, shërben si një smartfon me ekranin e tij 4.6 inch dhe kur hapet, bëhet një tablet, me ekran 7.3 inch.
“Secili ekran funksionon në mënyrë perfekte, por kemi të bëjmë me më shumë se dy ekrane të ndara, kemi të bëjmë me një aparat të vetëm. Këto ekrane funksionojnë edhe së bashku, për t’ju dhënë një eksperiencë unike”, tha Justin Denison, përfaqësues u Samsung.
Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm nga 26 prilli, duke filluar me një çmim prej 1980 dollarësh. Lancimi i tij vjen në një kohë kur tregu i smartfonëve nuk është në ditët më të mira të tij me konsumatorët, që po i mbajnë aparatet e tyre më gjatë dhe presin inovacionet e reja.
Samsung e bëri promovimin në shtëpinë e rivalit Apple, ndërkohë që të dy gjigantët përballen për të pushtuar majat e tregut. Më herët këtë vit, një kompani kineze prezantoi Royole, me pretendimin se ishte i pari smartfon i palosshëm, që mund të mbahet në xhep, por të shndërrohet edhe në një tablet normal, që është në treg në Kinë dhe ShBA dhe kushton rreth 1300 dollarë.
Top Channel