Presidenti Venezuelan Nicolas Maduro urdhëroi mbylljen e kufirit me Brazilin në mesin e krizës së ndihmave humanitare, që sa vjen e përshkallëzohet.
Lideri majtist deklaroi gjatë një interviste televizive se po e mendon dhe mbylljen e kufirit me Kolumbinë për t’i ndaluar opozitës futjen e kamionëve me ndihma në vend.
Maduro mohoi me kryenecesi ekzistencën e një krize dhe shpërndarjen e ndihmave e sheh si një “show” te orkestruar nga Amerika.
Udhëheqesi opozitar Juan Guaidó, i vetëshpallur president e i njohur si i tillë nga SHBA-ja, disa vende latine e disa europiane, përfshirë Shqipërinë, ka shkuar vetë në zonë e është vënë në krye të karvanit të ndihmave me shpresën ta dërgojë atë në Karakas.
Si afat te fundit, ai ka vendosur ditën e shtunë. Përleshja te ashpra shpërthyen kur karvani i opozitës me autobuzë e makina u bllokua shkurtimisht nga forcat e sigurisë; mbi njerëzit u përdor dhe gaz lotsjellës, por automjetet më vone, u vunë serish në lëvizje. Me t’u njoftuar mbyllja e kufirit, një numër venezuelianësh nxituan të kalonin kufirin drejt qytetit brazilian Pacaraima për t’u furnizuar me ushqime.
Guaidó dhe aleatet e tij shpresojnë të mbledhin ushqime dhe ilaçe për popullin duke sfiduar kështu urdhrat e Maduros, që ndonëse mohon të ketë krizë humanitare në vend, këtë javë njoftoi se 300 ton ndihma mund t’i mbërrijëe venezuelës me anije nga aleatja e saj, Rusia.
Top Channel