Një anije e bërë tërësisht me kallama, e frymëzuar nga teknikat antike të indigjenëve në Ande, ka nisur aventurën e saj në Paqësor, nga brigjet e Kilit verior, pas më shumë se tre vitesh ndërtim.

Kapiteni i anijes “Viracocha III”, tregon se mjeti lundrues do të tentojë të lundrojë për rreth 10 mijë milje detare, deri në Sidnei të Australisë.

“Me këtë ekspeditë, ne po tentojmë të shkojmë nga Kili në Australi dhe qëllimi ynë është të tregojmë çfarë distancash kanë përshkuar këto barka në të shkuarën. Të provojmë se ato mund të arrinin Polinezinë dhe të shkonin edhe shumë më larg”, tha kapiteni Phil Buck.

Anija është bërë vetëm me kallama nga liqeni Titikaka në Bolivi dhe Peru, dru dhe litarë. Për ndërtimin e saj janë përdorur rreth 35 km litar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA