 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
																		
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar						Mbërritja e delegacionit të Parlamentit çek në Kryesinë e Kuvendit i parapriu me pak minuta spostimit të protestës së opozitës.
Me në sfond thirrjet kundër qeverisë, ata u pritën nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili reagoi i pari nga mazhoranca ndaj veprimit ekstrem të opozitës.
“Ndava me kolegët e Parlamentit çek shqetësimin e thellë për hapin e pamenduar mirë të hedhur nga deputetët e opozitës, sepse si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme”, deklaroi Balla.
Sipas numrit dy të socialistëve, me dorëzimin e mandateve opozita injoroi popullin: “Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit”.
Përfaqësuesi i delegacionit çek, Ondrej Benesik, që në vendin e tij i përket opozitës, tha se turbulencat politike nuk janë fatlume për integrimin evropian. Fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti, theksoi ai.
Top Channel