Zambishi është një fshat vetëm 15 km larg rrugës nacionale Rrogozhinë-Kavajë, një fshat që me reformën territoriale i kaloi Rrogozhinës.

Por nga 160 familje që jetonin dikur sot kanë mbetur më pak se gjysma, pasi është braktisur për shkak të emigracionit.

Edhe këtu të moshuarit jetojnë vetëm. Por në një fshat ku mungon shërbimi shëndetësor, rrugët e shtruara, braktisja ndihet më shumë te mosha e tretë. Qendra shëndetësore u mbyll sepse ishte e shkatërruar dhe një numër telefoni dhe një njoftim se shërbimet e infermierisë ofrohen në shtëpi si të jenë punë hidrauliku, është e vetmja shenjë e shëndetësisë falas në fshat.

E vetmja mundësi për të jetuar këtu është bujqësia. Por në një fshat ku prej 10 vjetësh nuk dëgjohet më një e qarë foshnjeje, tokat nuk ka më kush t’i punojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA