Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas një interviste televizive të dielën, ku aludohej se zyrtarët kishin zhvilluar bisedime për shkarkimin e tij.
Në një postim në Twitter, Trump foli për sjellje të paligjshme e tradhti, si dhe një përpjekje për “grusht shteti”.
Në intervistë, ish-shefi i FBI-së Andreë McCabe tha se ishin zhvilluar bisedime në vitin 2017 për të evokuar një klauzolë, që mund të shkarkojë një president që konsiderohet i papërshtatshëm për detyrën.
Sipas McCabe, zv.prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein kishte biseduar me një numër zyrtarësh mbi nevojën për evokimin e klauzolës, amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane.
Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit ka premtuar se do të hetojë pretendimet. Lindsay Graham tha se pretendimet ishin në të vërtetë një grusht burokratik i mbetur në tentativë.
Në një seri postimesh në Twitter, mëngjesin e së hënës, Trump dënoi gënjeshtrat e McCabe. Ai, sipas Trumpiy u shkarkua se gënjeu dhe tani vazhdon në të njëjtën rrugë.
“Ai dhe Rod Rosenstein duket se po planifikonin një veprim të paligjshëm, por u kapën”, shkruan Trump, duke shtuar se duhen dhënë shumë shpjegime për njerëzit që votuan një president që e pëlqenin dhe që ka bërë punë të shkëlqyer për ta. “Ky ishte një akt tradhtie”, thotë Trump.
Top Channel