16/11 09:20
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish, këtë herë në Twitter, pas incidentit në Kuvend, ku Edi Paloka e spërkati në fytyrë me bojë.
“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”, shkruan Rama në rrjetin social.
Top Channel