23/11 19:24
“Stop dhunës, prostitucionit dhe përdhunimit”. Ishte ky slogani me të cilin dhjetra studentë protestuan ditën e sotme para dyerve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
Duke marrë shkas nga dy ngjarjet e fundit, ku dy efektivë të policisë u denocuan publikisht për akte të turpshme, ata zgjodhën hyrjen e komisariatit për të dhënë mesazhet e tyre.
Në mënyrë simbolike ata për disa minuta qëndruan të ulur në tokë duke kënduar.
Pas rreth 20 minutash, protesta u zhvendos në rrugët e qytetit, ku studentët marshuan për kushtet e sigurisë në universitete.
Top Channel