Kur na ndajnë 3 ditë nga protesta e opozitës, Lulzim Basha po përpiqet të bindë shqiptarët se rrëzimin e Edi Ramës po e presin edhe ndërkombëtarët.
“Europa po pret, i ka sytë nga ne. Në Europë, kjo qeveri do të kishte rënë dhe gjysma e saj do të ishte në burg. Ndaj, më 16 shkurt, kjo forcë dhe fuqi është mbi Parlamentin e hajdutëve, mbi qeverinë e hajdutëve, është bashkim europian dhe kushtetues”, tha Basha.
Udhëheqësi i opozitës kërkoi nga burrelsit të marrin shembullin europian për të dërguar pas hekurave shtetarët që vjedhin popullin.
“Në Europë i përzënë hajdutët, i çojnë në burg”, tha Basha.
Prej 16 shkurtit, kryedemokrati beson se do të vendoset një standard i ri, ku qeveria do të jetë ajo që do të ketë frikë nga populli, e jo e kundërta.
Top Channel