Në rrugën nacionale Tepelenë-Përmet ndodhet ura e Leklit. Ura është e ndërtuar në vitin 1930, e gjatë kësaj kohe, prej gati 90 vitesh nuk është ndërhyrë fare në të.
Shirat e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar njërën prej këmbëve të kësaj ure, e deri më sot nuk është ndërhyrë për rregullimin e saj.
Gazetarët e “Fiksit” pyetën në ARRSH nese ka ndonjë plan afatshkurtër për rregullimin e këmbës së urës, e si përgjigje morën që ende nuk ka asnjë plan sesi do të veprohet.
Pas urave të vjetra, nuk mbetet pas as ura e Dragotit, në Këlcyrë. Ura është e ndërtuar në vitin 1936 nga forcat italiane, është e gjatë 108 metra, e lartë 27 metra dhe e gjerë mbi 7 metra.
Shteti shqiptar, prej gati 80 vitesh nuk ka ndërhyrë në këtë urë. E vetmja masë parandaluese për këtë urë është një tabelë nga ARRSH-ja, ku janë të përcaktuara se kush duhet të kalojë, apo sa ton mban ura.
Top Channel