
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë bashkëshorten këtë mëngjes në Tiranë.
Alket Arapi, 44 vjeç, e ka qëlluar të shoqen me armën e shërbimit rreth orës 6 të mëngjesit.
36-vjeçarja ka humbur jetën ndërsa punonjësi i gardës është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).
Familja banonte në Allias. Çifti ishte praktikant i rregullt i Islamit dhe prindër të një vajze të mitur. Prej një muaji viktima kishte nisur punë në rrobaqepësinë e së motrës.
Ndaj Arapit kanë nisur hetimet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Top Channel