12/01 22:34
Automjetet të cilat qarkullojnë nga Bulqiza drejt Tiranës duhet të kenë drejtues të aftë për të manovruar, për shkak të gungave që dalin mbi rrugë.
Rrëshqitja e tokës në segmentin Qafë e Buallit-Bulqizë në Rrugën e Arbrit ka shkaktuar dëmtime të mëdha. Vetëm ata që e bëjnë më shpesh këtë rrugë dinë të shpëtojnë.
Për të tjerët, rrugëtimi mbart rreziqe.
Në këtë segment të Rrugës së Arbrit, drejtuesit e mjeteve duhet t’i bëjnë sytë katër pasi, përveç pengesave të rrezikshme në rrugë, shpesh nga shpatet e maleve rrëzohen gurë.
Problemet e para në rrugë u shfaqen 4 vjet pas ndërtimit, në vitin 2015, por investime për rrjeta mbrojtëse të skarpateve apo ndërhyrjepër të penguar rrëshqitjen nuk ka patur kurrë.
Top Channel