Nominimi i fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Stenaldo eliminohet nga gara, Mateo vijon lojën Përplasja mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe mazharoncës së kryeministrit Edi Rama, vijon ende për atë se kush do të jetë për 7 vitet e ardhshme në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Pas rrëzimit me votë në Kuvend nga mazhoranca, të kandidaturave të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit, propozuar nga presidenti, ishte radha e Ilir Metës të paralajmëronte Edi Ramën mosakordin e tij për kandidaturën e Anastas Angjelit, emri i të cilit përmendet se do të ishte i pëlqyer nga mazhoranca për këtë post dhe që përmbush kriteret.
“Jam i bindur se, të gjitha bindjet dhe propozimet e Presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura dhe të shërbimit të ligjit, e jo të forcimit të shumicës”, tha Ilir Meta.
Ky paralajmërim i Metës për Ramën, për kandidaturën e Anastas Angjelit, tregon se më shumë sesa emri se kush do të drejtojë KLSH-në, kjo është kthyer në një betejë personale mes presidentit dhe kryeministrit.
Top Channel