 Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist
																		
					
					
					
						Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist						Ndryshimi i ligjit për koncesionet i cili ndalon nga 1 korriku dhënien e kontratave të Partneritetit Publik Privat në infrastrukturë me propozim të pakërkuar, kaloi hapin e parë duke u votuar nga mazhoranca në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Projektligjin e mbrojti Minstria e Financave, zëvendësja e saj Albana Shkurta.
Opozita kërkoi me forcë që ligji të hyjë në fuqi menjëherë dhe që ndalimi i kontratave të përfshijë të gjithë sektorët. Agron Shehaj tha: “Ky ndryshim nuk e ndalon PPP-në. I gjithë projekti 1 miliard është një skemë për të vjedhur. Ne nuk kapim ministrat me çanta dhe para’. Marrim rastin Orikum-Dukat 70 milionë euro për riinserimin e rrugës ekzistuese”.
Që në fillim, kur qeveria nisi dhënien e ndërtimit të disa akseve rrugore me oferta të pakërkuara nga kompani private debatet kanë qenë të forta. Edhe FMN-ja ka kërkuar një kontroll më të rreptë të këtyre procedurave. Nisma ligjore synon t’i japë fund një prej mekanizmave më të përfolur, përmes të cilit qeveria koncesionoi projekte rrugore me vlerë qindra milionë euro.
Top Channel