Rasti i Kavajës, qindra njerëz marshojnë në heshtje në Tiranë
10/02/2019 11:24
Rasti i Kavajës, ku një e mitur u përdhunua në grup nga bashkëmoshatarë të saj, ak tronditur thellë opinionin publik dhe vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Shqipëri.
Gjatë paradites së sotme, një grup aktivistësh kanë protestuar në Tiranë, duke marshuar në heshtje dhe duke shpalosur pankarta që dënojnë rastin.
Marshimi filloi para Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestuesit vijuan të ecin të heshtur deri para Drejtorisë së Policisë.
Top Channel