“Moli i dashurisë” në Tiranë për Shën Valentin
10/02/2019 12:16
Bashkia e Tiranës ka gati dhuratën për qytetarët e saj më 14 Shkurt, pasi në bashkëpunim edhe me Abi Bank, në Parkun e Liqenit do të përurojë “Molin e Dashurisë”.
Për të kaluar një ditë të paharruar, të dashuruarit, por edhe gjithë ata qytetarë që duan të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës do të gjejnë dekor festiv, kënde fotosh dhe muzikë.
Ndërkaq, të rinjtë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me performime me muzikë të zgjedhur.
Top Channel