Pas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në lidhje me vendimin e gjykatës për të reduktuar dënimin e Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg.
Lleshaj e cilësuar si kriminal, vendimin e gjyqtarëve, duke theksuar se këta të fundit meritojnë plotësisht t’u bashkohen klientëve të tyre prapa hekurave të burgut.
Ministri njoftoi se operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë.
Sandër Lleshaj shtoi gjithashtu se nuk do të ketë paqe as shpirti i tij dhe as ai i Policisë së Shtetit, derisa ky vendim të zhbëhet në Gjykatën e Lartë, por edhe gjyqtarët që dhanë këtë vendim, të marrin dënimin e merituar.
Top Channel