Ish kampi i punëtorëve në malin e Dajtit do të shndërrohen në terren sportive për argëtimin e qytetareve që preferojnë turizmin malor. Një ditë me parë në Dajt u organizuan një sërë aktivitetesh që zgjaten deri në mbrëmje ku u promovuan, traditat e produktet e zonës dhe jo vetëm, si dhe sporte te ndryshme malore e ekstreme.

“Në Tiranë i kemi të gjitha, por duhet pak mukajet: jemi 20 minuta nga Dajti, 20 minuta nga deti, pak minuta nga të gjitha zonat rurale, nga ushqimi bio, agro-turizmi, nga të gjithë ata djem e vajza që janë rikthyer në Shqipëri dhe gjërat që kanë mësuar jashtë po i kthejnë në histori suksesi në fshatrat e Tiranës. Do të vazhdojmë investimet në Dajt: filluam me një park të aventurave, si Dajti Ekspres, dhe jam shumë i lumtur t’ju informoj se shumë shpejt edhe ish-kampi, por edhe gjithë kjo fusha, do të kthehen në terrene sportive që mund të përdoren jo vetëm nga ata të sporteve ekstreme, si aeronautika, që tani ka platformën e vet, por edhe nga ata që duan të merren me futboll, volejboll, me cross-country ski”, tha Veliaj.

Tanimë janë kthyer si traditë festa të tilla të cilat promovojnë produktet dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë në zona të ndryshme të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA