Arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se kreu vrasjen në Pukë
10/02/2019 12:02
Policia e Pukës ka njoftuar se ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në këtë qytet më datën 8 Shkurt.
Bëhet fjalë për shtetasin 25-vjeçar, E.D., banues në Tiranë, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasit P.B., në qytetin e Pukës.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.
Top Channel