Ndërmarrja “EKMA Albania Shpk”, prej 5 vitesh abuzon me tregtarët e Tregut Agroushqimor në Tiranë.
Top Channel ka siguruar një kontratë qiraje, ku – siç shihet, – administratorët e tregut Agroushqimor vendosin kushte imponuese.
Edhe pse çmimi i qirasë është vendosur 72 mijë lekë, në pikën 4.4 të kësaj kontrate thuhet se “çmimi i qirasë do të negociohet nga palët çdo fillimmuaji”.
Kështu detyron qiramarrësin të negociojë muaj për muaj për çmimin e qirasë, duke krijuar paqëndrueshmëri. Ky është tregu i vetëm i shumicës për produketet agroushqimore në kryeqytet, e për këtë arsye, administratorët e tregut abuzojnë me çmimin e qirasë.
Sipas raportit të Autoritetit të Konkurrencës, bizneseve të tjera në këtë zone qiraja u shkon 74.2 për qind më pak. Çmimet e aplikuara i mundësojnë shoqërisë një normë fitimi shumë të lartë, prej 76.1%, që e përkthyer në vlerë monetare kap shifrën e 380.6 milionë lekëve vetëm për vitin 2017.
Top Channel