Kryeministri Rama është ndalur këtë fundjavë në Korçë, ku ka inspektuar ambientet e reja të Maternitetit të rikonstruktuar të këtij qyteti, pas thuajse 3 dekadash rrënimi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e informoi shefin e qeverisë se 15 mjekë të rinj do t’i bashkohen stafit të Maternitetit në përfundim të specializimit, me dy prej tyre që ishin të pranishëm, njëra nga Tirana dhe tjetri nga Fieri.
Përmes skemës së partneritetit publik-privat, është rikonstruktuar edhe Reparti i Reanimacionit të këtij Materniteti, duke eliminuar kështu, siç edhe tha një mjek, nevojën që foshnjet me probleme shëndetësore t’i transferojnë në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Kryeministri Rama takoi disa nëna që kishin sjellë në jetë fëmijët e tyre, duke i uruar ato e duke përmendur edhe bonusin për bebet e lindura, që hyri në fuqi prej janarit të këtij viti.
Top Channel