Jovan Ziu është sot 80 vjeç dhe ka shërbyer për 31 vite në ushtri. Madje, vitet e fundit ka pasur edhe gradën Major, por një gabim në përllogaritje i pensionit e bëri të ndihet i fyer për shumë vite.

“Gruaja sillte 4.000 lekë në muaj, kurse unë 10 mijë lekë. Pensioni na doli i njëjtë, edhe pse unë me kontribute shumë të larta dhe vjetërsi”, tha Jovan Ziu.

Përveçse në familje, edhe krahasuar me shokët e tij ndihej i pavlerësuar për shërbimin që kisha ofruar që nga viti 1961. Përpos sorrollatjeve pranë zyrave të Sigurimeve Shoqërore, i ishte drejtuar me disa letra edhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Në gjithë këto vite nuk i gëzoi siç duhej pensionit të tij dhe këtë ia kishte shprehur të birit dhe mbesës, të cilët i treguan se kishin dëgjuar se mund t’i shkruanin drejtpërdrejt kryeminsitrit të vendit në platformën “Shqipëriaqëduam.al”.

“E shkruajtëm në laptop dhe për 5 minuta na erdhi përgjigjja, se brenda 10 ditësh do të kishim një përgjigje. Dal me shokët dhe më thonë ‘Jovan kishte ardhur një ekip i Sigurimeve dhe kur erdhi dita e pensionit…”, tha Jovani.

Janë të shumtë qytetarët, të cilët u kanë dhënë zgjidhje problemeve të tyre duke i shkruar drejtpërdrejt kryeministrit ose ministrave në platformën e bashkëqeverisjes dhe rastet e zgjdhura kanë bërë që qytetarët të fitojnë besim.

“Janë mbi 33 mijë raste ankesash, nga ku kanë marrë zgjidhje 22.243 raste”, tha Eridana Cano.

Krahas zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, zyrtarët e administratës që kanë zvarritur çështjet e qytetarëve janë ndëshkuar deri dhe me largim nga puna.

“Kemi 243 të larguar”, tha Eridana Cano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA