Rrënohet ura në Bulqizë, 5 fshatra në rrezik izolimi
08/02/2019 12:19
Gjysma e aksit rrugor Tri Çezmat-Zerqan është asfaltuar para 10 vitesh. Por, edhe në këtë gjysmë rruge të asfaltuar, ura është tërësisht jashtë çdo standardi për kalimin e automjeteve.
Përballë kësaj situate, drejtuesit e automjeteve vijojnë përditë të lëvizin duke u përballur me rrezikun që u kanoset.
Banori i zonës, Pëllumb Hyka thotë se kjo urë është bërë si “ura e vdekjes”.
Një tjetër banor, Ali Gjikola shprehet se në këtë urë janë regjistruar edhe aksidente me vdekje. Mungesa e kësaj ure rrezikon izolimin e 5 fshatrave të Njësisë Administrative Zerqan.
Ura është tërësisht e rrënuar, jashtë çdo standardi, pasi ajo është valëzuar për shkak të lëvizjes së këmbëve të saj.
Top Channel