Mejreme Sogani sorollatet prej 4 muajsh pa mundur të marr dot Kemp-in e djalit të saj 43- vjeçar, i cili vuan nga epilepsia dhe probleme të shëndetit mendor. E gjitha pasi njësia administrative ka vonuar dosjen dhe KMCAP Korçë e ka lënë 4 muaj pa përgjigje.
E moshuara tregon se djali i saj me probleme te mëdha trajtohej rregullisht me Kemp që në vitin 1992 dhe kjo pagesë i është ndërprerë në vitin 2017. Kjo pasi KMCAP Korçë e nxjerrë 43- vjeçarin pa grup edhe pse në dosje gjendet e njëjta diagnozë si në vitet e mëparshme.
Mejremja tregon se në këto muaj nuk ka lënë dyer pa trokitur sa në njësinë administrative dhe tek mjeku, madje ajo thotë se mjekut i ka dhënë edhe 200 mijë lekë të vjetra. Këto të ndara dy herësh, pasi mjeku gjithmonë i ka thënë që është në rregull dosja.
E gjendur në këtë situatë ajo vendos t’i drejtohet Fiks Fare për të gjetur zgjidhje për problemin e saj, pasi dhe gjendja ekonomike në familjen e saj prej 5 personash është e rendë.
Gazetarët e Fiksit me të marr denoncimin e zonjës i drejtohen mjekut Roland Lalaji, i cili plotëson dokumentet për KMCAP. Mjeku i pohon znj. Mejreme se dokumentet nga ana e tij kane kohë që janë nisur në njësinë administrative dhe zonja aty duhet të informohet për gjithçka.
“Atje shko interesohu, pse vjen akoma vërdallë?” i thotë mjeku. Edhe në një bisedë telefonike më gazetaren e Fiks Fare mjeku Lalaji pohon se nga ana e tij dokumentacioni i është përcjell njësisë administrative që në tetor të vitit 2018.
Gazetarët iu drejtuan edhe Njësisë Administrative Vreshtas, ku punonjësja sociale e kësaj njësie pohoi se dokumentacioni ka mbërritur tek ta nga mjeku specialist në datën 2 nëntor.
“Me të ardhur në njësi ne ia kemi përcjell KMCAP Korçë në mes të dhjetorit” shprehet punonjësja. Ajo sqaron gjithashtu se i gjithë procesi nuk duhet të zgjaste më shumë se një muaj , por ende nga Korça nuk ka ardhur një përgjigje.
Fiksi telefonon punonjësen e KMCAP Korçë e cila konfirmon se dosja e Altinin 43- vjeçar ka kaluan në komision në 23 janar dhe se tashmë kjo dosje duhet të ishte pranë zyrave të njësisë administrative. Mbi këtë fakt punonjësja e njësisë administrative justifikohet se ditën që ajo ka qenë në KMCAP Korçë dosja nuk ishte, mund të ketë dal një ditë më mbas.
Në rrugën tjetër më të parë që do ketë do të marr dosjen e Altinit që më pas të fillojë edhe pagesa. Më në fund fal Fiks Fare Mejreme Sogani merr përgjigjen që e priste prej 4 muajsh, që djali i saj ka përfituar Kemp të grupit të dytë.
Top Channel