Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit ka prekur edhe punimet e seancës plenare.

Duke u bazuar në praktikën e deritanishme të diskutimeve, në projektvendimin që u shqyrtua dhe u miratua në parim në Komisionin e Ligjeve, është parashikuar e drejta për t’u ndërprerë fjalën deputetëve në rastet kur flasin jashtë rendit të ditës.

“Çdo diskutues, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore parashikohet ndryshe, ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta. Diskutuesi nuk mund të flasë më shumë se një herë për thelbin e së njëjtës çështje dhe nuk mund të marrë nga koha e një diskutuesi tjetër. Drejtuesi i seancës, kur çmohet prej tij, mund të ndërpresë fjalën e diskutuesit kur diskutimi është jashtë thelbit të çështjes”, thuhet në nenin 48 të riformuluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA