Familjarët e një prej të arrestuarve për rastin e rëndë të përdhunimit të një 13-vjeçareje në qytetin e Kavajës kanë mohuar për “Open” kategorikisht që i afërmi i tyre të ketë abuzuar me të miturën.
I vëllai i një prej të arrestuarve ka treguar për “Open” se pasi e shoqëruan herën e parë në polici, e ka marrë më vete për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
“Herën e parë e mbajtën 8 orë në komisariat e morën në pyetje dhe e liruan. E lanë 2 ditë të lirë. E mora më vete, me makinë shkuam në Durrës, e pyeta në të gjitha mënyrat. Nëse do ta kishte bërë ai do e fusja vetë brenda. Mu shtri para këmbëve dhe u betua se nuk e kishte bërë. Më tha që ai… i kishte dërguar videon dhe vajza i kishte shkruar për ta takuar. Më pas e ka mbyllur bisedën. Ai nuk ka bërë asgjë”, tha ai për “Open”.
Top Channel