Policia greke dhe ajo shqiptare, kanë konkretizuar një operacion të përbashkët anti droge, gjatë të cilit u shkatërrua një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe janë sekuestruar 53 kg, kanabis sativa, si dhe dy automjete.
Sipas deklaratës për shtyp të anti-drogës së Igumenicës, falë informacioneve të dhëna prej palës shqiptare, janë evidentuar në tokën greke, tre shtetas shqiptarë të dyshuar si trafikantë të moshave 19,24 dhe 28 vjeç.
Ata janë ndjekur në distance prej policisë shqiptare dhe pasi kanë kaluar në tokën greke, në afërsi të doganës së Qaf Botës, janë informuar autoritetet greke, lidhur me vendin e ngarkimit dhe automjetet me të cilat droga do të dërgohej ne destinacionin e saj final.
Operacioni ka zgjatur ne total afro 48 orë, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë.
Anti droga greke, mundi të ngrejë postoblloqe dhe ndaloi në flagrancë, trafikantët.
Lënda narkotike ishte fshehur ne bagazhet dhe shasinë e dy automjeteve te sekuestruara, ndërsa trafikantet janë dërguar në Gjykatën e Igumenicës,e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.
Top Channel