Prej kohësh Policia Rrugore ka bërë me dije se gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor do të ndëshkohen, dhe për këtë jo domosdoshmërisht do të jetë fizikisht një efektiv policie.

Kështu duke vendosur kamera në segmente të caktuara rrugore, policia ua sjell gjobat në shtëpi, pa pasur dijeni.

Duke publikuar videon që gjeni më poshtë, policia synon të sensibilizojë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, në të kundërt gjobat plotësohen edhe pa pasur dijeni.

“Nëse akoma besoni se shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, konstatohen vetëm nga punonjës policie, gaboheni, sepse çdo dite e më shumë, qytetarët që duan siguri dhe rregull, përcjellin me të gjitha format, shkelje të ndryshme që në rrugët e kryeqytetit. Bashkë me ju, për më shumë rregull dhe siguri në rrugët tona të përbashkët”, thotë policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA