Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vinë, do t’i vëmë flakën 29/03 18:38
Në Spitalin Rajonal të Beratit ka një fluks të shtuar të pacientëve që paraqiten me simptoma gripale.
Sipas korrespondentes së Top Channel në Berat, numri i qytetarëve që paraqiten për të kërkuar ndihmë në këtë spital shkon deri në 120 në ditë.
Rastet që mjekët i klasifikojnë “të lehta” marrin kurën dhe kthehen në shtëpi, ndërsa pacientë të tjerë shtrohen në spital.
Mjeku i Urgjencës, Xhezai Guri thotë se, deri tani vetëm një pacient ka shfaqur ndërlikime dhe ai është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.
Top Channel