I ftuar në “Wake Up”, sociologu Redi Shehu duke folur për rastin e 13 vjeçares në qytetin e Kavajës, u shpreh se situata është alarmante në shkollat shqiptare.

Arsyeja  më e madhe sipas tij është se mësuesit kanë humbur autoritetin. Ndërsa drejtuesja e shkollës “Sami Frashëri”, Teuta Dobi , u ndal tek projekti i oficerëve të sigurisë në shkolla.

Ajo tha se këta oficerë kanë zgjidh pjesën më të madhe të konflikteve fizike që kanë ndodhur, brenda ambienteve të institucioneve arsimore.

Top Channel