Pas një hetimi të gjatë në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka prerë fletë arresti për disa funksionarë dhe ish funksionarë të këtij institucioni.
Hetimet ndaj tyre janë shtrirë në 5 procedura tenderimi, ndërsa personat dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.
Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.
Deri tani në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe specialistë të IT-së, ndërsa priten arrestime të tjera.
Tenderat në fjalë kapnin vlerën e disa milionë eurove, ndërsa po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish ministri Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.
Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.
Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkeljet:
1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit
Vijon…
Top Channel