Rektorët kërkojnë para’. Në Kuvend nuk japim llogari për administrimin
06/02/2019 15:23
Rektorët e universiteteve publike të Shqipërisë ishin të gjithë në një mendje gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Medias, teksa kërkonin më shumë buxhet.
Por, kur anëtarët e komisionit i vunë përpara pyetjeve se si janë shpenzuar të ardhurat, rektorët nuk u përgjigjën, duke kujtuar se ligji i arsimit të lartë krijon dy linja, një akademike që kujdeset rektori dhe atë financiare që kujdeset administratori.
Nga ana tjetër, i paqartë për prezencën e tij në komision ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Dhunën e ushtruar ndaj studentëve në ambientet e fakulteteve, ministri nuk e pranoi. Gjë që solli zemërimin e opozitës, duke e përballur ministrin Lleshaj me fakte.
Top Channel