 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
																		
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar						Pavarësisht premtimit të mazhorancës se do t’i tërhiqte nenet për imunitetin nga drafti për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ato ishin përsëri prezente në mbledhjen e dytë të Komisionit të Ligjeve.
“Tregojeni me shembull që nuk doni t’i përdorni këto për interesat tuaja, për t’u mbrojtur nga ndjekja penale”, tha demokrati Enkelejd Alibeaj.
Ndryshimet për imunitetin u propozuan nga mazhoranca pasi Prokuroria kërkoi në Kuvend autorizimin për arrestimin e ish-deputetit Saimir Tahiri. Sipas draftit, akuza duhet të sjellë prova, por socialistët pohojnë se bëhet fjalë për asgjë më shumë se përafrimin e Rregullores me Kushtetutën.
Vasilika Hysi u shpreh: “Rregulloren do ta zbatoni edhe ju njësoj si në opozitë, ashtu edhe në mazhorancë”.
Tjetër shqetësim i opozitës është ndryshe nga sa më parë, këto ndryshime nuk po shqyrtohen në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku palët kanë barazi anëtarësh, por në Komsionin e Ligjeve, ku PS ka forcën e kartonëve.
Fjalët nuk u ndoqën nga veprat dhe pavarësisht gadishmërisë së Bashkim Finos, socialistët refuzuan me votë kërkesën e opozitës, të cilës iu bashkua Spartak Braho.
Deputetët opozitarë braktisën sallën, ndërsa PS miratoi e vetme në parim ndryshimet në Rregullore, përfshi nenet për imunitetin.
Në mbledhje tërhoqi vëmendjen ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit deputetët kanë humbur rolin duke u kthyer në kartona të qeverisë: “Në ndryshimet që janë bërë nga viti 2005 e këtej e kanë zbehur rolin e deputetit, që është kthyer në karton. Legjislativi është kthyer në zgjatim të ekzekutivit”.
Top Channel