Pas ditë të tëra debatesh dhe kërcënimesh për greva urie, pedagogët e Universitetit të Shkencave Sociale vendosën të rikthehen në mësim.

Ata mbajtën këtë të mërkurë asamblenë e tyre dhe dolën edhe me një deklaratë. Megjithëse thonë se nuk tërhiqen nga kërkesat që kanë për ligjin e arsimit të lartë, pedagogët kanë vendosur t’i rikthehen mësimit javën që vjen. Ata do të mblidhen sërish që të vendosin formën e protestës, por ajo do të jetë një ditë në javë grevë.

Sipas pedagogëve, të martën e javës tjetër studentët e shkencave sociale do të kthehen në mësim. Në këtë mënyrë, mësimi nis në të gjitha universitetet, edhe pse në disa fakultete ka studentë të ngujuar që kanë bllokuar edhe hyrjet.

Pas daljes nga greva 3-ditore, pedagogët e Shkencave Sociale deklarojnë se do të vazhdojnë më tej me nisjen e një peticioni të përbashkët me studentët dhe qytetarët drejtuar qeverisë për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ndërkaq, takimet periodike të pedagogëve me studentët e mbledhjet e asambleve do të jenë shenjat e mbetura nga greva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA