Një shqiptar është arrestuar në Asiz të Italisë sepse shkeli vendimin e Gjykatës në Asti, e cila kishte lënë ndaj tij masën e arrestit shtëpiak në orët e mbrëmjes.

I riu, në fakt ishte arrestuar më herët për grabitje me dhunë, me pasojë vdekje. Gjatë një grabitje të kryer në një vilë në zonën e Cuneos së bashku me bashkatdhetarët e tjerë, ai kishte lidhur këmbë e duar një grua 84 vjeçe, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Shqiptari 24 vjeç, ishte liruar nga burgu dhjetorin e 2018 dhe në mbrëmje nuk i lejohej që të dilte nga banesa. Për krimin e lartpërmendur, ai bëri 7 vjet e 4 muaj burg.

Gjatë një kontrolli policor, i riu nuk u gjet brenda në banesë, duke shkelur vendimin e Gjykatës. Për pasojë, ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti dhe tashmë shqiptari ndodhet në burgun Capanne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA