Pas një hetimi të gjatë, në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka nxjerre fletarreste për disa funksionarë dhe ish-funksionarë të këtij institucioni.

Hetimet ndaj 12 personave kanë të bëjnë me 5 procedura tenderimi, ndërsa dyshimet janë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe atë të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

Në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe specialistë të IT-së. Për të tjerët janë dhënë masa më të buta, si dhe “arrest shtëpie”.

Ka qenë grupi i inspektimit i Ministrisë së Drejtësisë, e më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Tenderat, për të cilat janë marrë nën hetim 12 persona, kapnin vlerën e disa milionë eurove, ndërsa po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish=ministrit Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.

Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA