Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Gjatë seancës së 28 janarit, Prela dha llogari për bashkëshortin e saj inxhinier ndërtimi, që sipas gjetjeve të KPK-së kishte punuar pa kontratë dhe ishte paguar me parà në dorë.
“Komisioni vendos konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Donika Prela, drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”, ishte verdikti i shprehur nga njëri prej komisionerëve.
Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është sulmuar shpesh këto ditë edhe nga Partia Demokratike, me akuza për shkelje të rënda dhe deklarata se rezulton në përgjimet e bandës së Avdylajve, për lirimin e kreut të bandës nga burgu.
“Pas një denoncimi publik tëpërcjellë nëpërmjet medieve për këtë subjekt rivlerësimi, trupi gjykues ka njoftuar më 28 janar 2019,shtyrjen e seancës për zonjën Prela për më 5 shkurt, duke konsideruar si të nevojshëm verifikimin e këtij denoncimi, nëse kishte elementë apo indiciet e duhura për rihapjen e hetimit. Këto verifikime u kryen javën që shkoi nga trupa gjykuese dhe vëzhguesi ndërkombëtar dhe çuan në përfundimin se deri më tani nuk ekziston asnjë indicie serioze që mund të çonte në rihapjen e hetimeve”, ishte arsyeja mbi të cilën u dha vendimi për konfirmimin e saj në detyrë.
Top Channel