Trupat izraelite qëlluan një të ri palestinez dhe plagosën një tjetër në Bregun Perëndimor të hënën, thanë burime zyrtare mjekësore nga Palestina.

Ushtria tha se të dy ishin duke kryer një sulm me bombë, pranë qytetit palestinez Jenin, por theksoi se nuk pati asnjë viktimë nga ana e trupave ushtarake.

Një spital në Jenin, ku u pranuan të dy palestinezët, tha se një 19-vjeçar vdiq nga plagët e marra dhe tjetri ishte në gjendje të qëndrueshme, pasi ishte qëlluar në pjesën e poshtme të shpinës.

Bregu Perëndimor është pjesë e territoreve që palestinezët e pretendojnë pjesë të shtetit që duan të ndërtojnë dhe ka parë dhunë të zjarrtë që kur bisedimet e sponsorizuara nga SHBA-të, me Izraelin, u ndërprenë në vitin 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA