Rasti i rëndë i përdhunimit nga 8 djem minorenë të një 13-vjeçareje në Kavajë, duke përdorur një video të saj si një mjet shantazhi, ka tronditur opinion shqiptar. Rasti i 13-vjeçares dhe trajtimi i saj ka qenë tema e mbrëmjes së kësaj të marte në “Top Show”.

Në studion e “Top Show”, kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili Lleshi, ajo ka bërë me dije se familja dhe vajza janë në marrë në trajtim nga Agjensia, si dhe është kërkuar ngritja e ngjarjes në nivel ekspertësh.

“Flasim për fëmijë që ndjehen të cënuar. Është prekur dinjiteti i fëmijëve të gjithë shkollës”. shprehet Alma Tandili Lleshi.

Por sipas saj çështja është akoma edhe më komplekse. “Çështja është kaq komplekse sa fëmijët tani po e kuptojnë që kanë bërë një vepër penale. Sepse deri tani ata e konsideronin këtë si një lojë”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA