Papa Francesku ka mbajtur një meshë historike para rreth 170 mijë katolikëve në një stadium në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, çka edhe kulmoi vizitën e parë të një pape në gjirin Arabik, atje ku islami ka lindur.

Papa përshëndeti turmat entuziaste që mbanin në duar flamuj të Vatikanit dhe banderola, ndërsa ai hynte me makinën papnore në stadiumin “Zayed” të qytetit, ku një altar me një kryq të madh ishte ngritur për meshën e paprecedentë në qiell të hapur, në një vend që zakonisht e kufizon besimin brenda vendeve të kultit.

Emiratet e Bashkuara Arabe kufizohen me Arabinë Saudite, vendin ku ka lindur islami, por ndryshe nga fqinji i saj, që ka nxjerrë jashtë ligjit të gjitha vendet e besimit jo myslimane, Abu Dhabi lejon të krishterët në mesin e forcës së tij të madhe punëtore, të praktikojnë besimin e tyre, në mënyrë diskrete.

Papa Francesku, që e ka shndërruar afrimin me komunitetet myslimane në një shtyllë të rëndësishme të papatit të tij, e mbylli vizitën historike tre ditore, pikërisht me këtë meshë. Ai bëri thirrje për fundin e luftërave në lindjen e mesme dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA