Çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri është diskutuar në Bruksel. Eurodeputeti grek Kostas Chrysogonos kërkoi disa përgjigje, për atë që ai e cilëson si “vjedhjen e tokave të minoritarëve nga qeveria shqiptare”.

Sipas eurodeputetit grek kjo është një shkelje e rëndë, e cila bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe po përgatiten për ta çuar në Gjykatën europiane të Strasburgut.

Përgjigje mori nga komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn i cili tha se: “Komisioni Europian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe të sundimit të ligjit për të zgjidhur konfliktet pronësore në të gjithë Shqipërinë

Në raportin e tij vjetor për Shqipërinë, të publikuar më 17 prill të 2018, Komisioni ka deklaruar se vendi nuk ka bërë ende progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin, shpronësimin dhe kompensimin e pronave”.

Më tej Hahn theksoi se Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në Shqipëri mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë.

“Jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet në këtë çështje. Gjithashtu, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronësisë, Komisioni është duke ofruar ndihmë financiare dhe teknike në vend, për të adresuar mangësitë në këtë fushë”, deklaroi më tej komisioneri Hahn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA