Drogë në kufirin me Greqinë; Kapen 3 shqiptarë, 2 ikin me vrap
05/02/2019 15:47
113 kg marijuanë janë kapur sot në kufirin greko-shqiptar.
Sasia e drogës u gjet dhe më pas u sekuestrua në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.
Tre shqiptarët e arrestuar janë Hysni Banaj, 31 vjeç, nga Fieri; Anxhelino Minaj, 23 vjeç nga Fratari i Mallakastrës dhe Gerti Bendaj, 24 vjeç nga Fratari i Mallakastrës.
Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.
Top Channel