Dy rusë u ndaluan në Malajzi për atë që u pa si një veprim ekstrem me foshnjen e tyre. Babai i fëmijës e kapte nga këmbët dhe e lëkundte fort, ndërsa në fund nisi ta hedhë në ajër duke trembur disa kalimtarë, të cilët megjithatë nuk kanë ndërhyrë.

Çifti po merret në pyetje për abuzim të supozuar me vajzën katërmuajshe. Videoja e performancës së të atit bëri xhiron e internetit, duke detyruar policinë të ndërhyjë.

Prindërit, që janë të dy te të 20-at, po udhëtojnë nëpër Azinë Juglindore, ku ofrojnë performanca për publikun në këmbim të parave.

Videoja 90-sekondëshe u hodh në Facebook nga një përdorues i rrjetit social, i cili e përshkroi si “akt të frikshëm papërgjegjshmërie, i cili mund t’i kishte shkaktuar fëmijës dëmtime fizike”.

Facebook zgjodhi të mos e hiqte videon, me argumentin se pamjet filmike mund të ndihmonin t’i vihej në ndihmë fëmijës në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA