Duhanpirja është ves i vendeve në zhvillim, si Shqipëria. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 80 për qind e konsumatorëve të cigares jetojnë pikërisht në këto vende.

Të dhënat janë publikuar me rastin e 31 majit, që është Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit. Ky ves, sipas OBSH, vret çdo vit 7 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa fajëson për këtë edhe mungesën e njohurive të duhura nga konsumatorët për rreziqet reale që shkakton duhanpirja.

“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe në shumë vende këto mangësi në njohuri janë shumë të theksuara. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani nuk shkakton sëmundje në zemër, është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”, thotë OBSH.

Megjithatë, numri i personave që konsumojnë cigare ka rënë në vitet e fundit. OBSH thotë se në 2016 konsumimi i duhanit ra me 20 për qind nga 27 për qind që ishte në vitin 2000.

Rënia e konsumit është vërejtur edhe në rajonin tonë dhe në të gjitha pjesët e tjera të botës, përjashtuar Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA