Pirateria televizive përmes IPTV ka hyrë në sitën e Autoritetit të Mediave Audiovizve dhe AKEP.

Një listë e gjatë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare me faqet dhe adresat e internetit të ofruesve të këtyre shërbimeve që vjedhin të drejtat e autorit dhe ato të transmetimeve i ka shkuar zyrtarisht për bllokim kompanive të internetit në Shqipëri të cilat kanë vepruar.

Drejtori i autorizimeve në AKEP, Jetmir Braha thotë se me marrjen e njoftimit se nga një server i caktuar kryhet pirateri televizive, teknikisht është i lehtë për t’u mbyllur.

“Aktualisht ne kemi dërguar për mbyllje 80 portale që kryejnë piratime televizive. Nga ana e ISPV bëhet bllokimi në pajisjet e tyre i këtyre faqeve, domethënë që në Republikën e Shqipërisë ato nuk mund të aksesohen”, thotë Braha.

Kujdes duhet të bëjnë qytetarët të cilët nëse marrin shërbim nga IPTV pirate rrezikojnë paratë e tyre, pasi mbyllja e faqes është e sigurtë: “Absolutisht i humbur del qyetari në këtë mes sepse nëqoftëse blen diçka pirate, në mos sot, nesër ajo do të mbyllet dhe paratë e tij si të thuash do të shkojnë dëm”.

Pirateria televizve shkakton dëme të mëdha ekonomike, ndaj lufta kundër saj nuk mund të kryhet vetëm nga AMA dhe AKEP, për këtë arsye këto institucione kërkojnë më shumë angazhim të Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA